Lidhje

Nëntëmbëdhjetë të vrarë në një sulm me thikë në Japoni


Autoritetet japoneze thanë se të paktën 19 veta janë vrarë të martën në një sulm me thikë në një qendër për persona me nevoja të veçanta në Sagamihara, në perëndim të Tokios. Më shumë se 24 veta janë plagosur.

Transmetuesi publik japonez, NHK, tha se policia arrestoi sulmuesin i cili u vetëdorëzua.

NHK e përshkroi të dyshuarin 26 vjeçar si ish punonjës i qendrës.

Motivet e sulmit janë ende të paqarta.

Gazeta Asahi Shimbun, shkruan se policët e kanë cituar të dyshuarin të ketë thënë se "dëshiron ta shpëtojë botën nga njerëzit me nevoja të veçanta".

Sagamihara, Japoni
Sagamihara, Japoni

XS
SM
MD
LG