Lidhje

Protestë anti-bërthamore në Tokio


Qindra japonezë zhvilluan sot në Tokio një protestë anti-bërthamore, në prag të zgjedhjeve të para pas fakeqësisë së Fukushimës, që mbahen nesër. Anëtarë të Partisë së të Nesërmes, një parti e re, u bashkuan me protestuesit, që ishin mbledhur për të shënuar shkrirjen e reaktorëve të uzinës së Fukushimës vitin e kaluar.

Kryetari i Partisë së të Nesrëmes, kandidat në zgjedhjet e dielës, e ka bazuar fushatën mbi një platformë për mbylljen e të gjithë reaktorëve bërthamorë brenda një dekade.

Anketat tregojnë se Partia Liberal-Demokrate e Japonisë pritet të fitojë në zgjedhje, edhe pse mbron politikat pro energjisë bërthamore, duke e larguar nga pushteti Partinë Demokratike të Japonisë.

XS
SM
MD
LG