Lidhje

Jolie-Pitt, tani prodhojnë verë


Ata kanë prodhuar një verë nga vreshta e Chateau Miravalit në Jug të Francës, ku ata kanë një shtëpi në pronësi të tyre

Çifti i aktorëve Brad Pitt dhe Angeline Jolie kanë vendosur që të shfaqen ndryshe përpara adhuruesëve të tyre. Ata kanë prodhuar një verë nga vreshta e Chateau Miravalit në Jug të Francës, ku ata kanë një shtëpi në pronësi të tyre.

Vera e prodhuar emërtohet Miraval Rose 2012. Shishja është e veçantë, pasi i afrohet formës së një shisheje shampanje. Çmimi i saj është 139 dollarë dhe ditën e djeshme janë shitur të 6 mijë shishet që u hodhën në treg që në orët e para të reklamimit të tyre.

Në pjesën e mbrapme të shishes janë stampuar mbiemrat “Jolie – Pitt”. Mjaftojnë këto 9 gërma, që vera Miraval Rose 2012 të shitete dhe të ngjallë kureshjten e të gjithë njerëzve që dinë të shijojnë verën dhe që janë njohës të saj, si dhe të atyre që ndoshta nuk pëlqejnë verën, po pëlqejnë Angelinë Jolinë e Brad Pitt-in për filmat e tyre.
XS
SM
MD
LG