Lidhje

Kabineti italian nuk arrin konsensus për krizën financiare


Kabineti italian nuk arrin konsensus për krizën financiare
Kabineti italian nuk arrin konsensus për krizën financiare

Kabineti qeveritar i Italisë mbajti një takim urgjent për mënyrat e përshpejtimit të reformave buxhetore dhe për shmangijen e një krize të rëndë financiare.

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni pritet të gjendet nën presion të madh nga udhëheqësit e G20-s për të paraqitur një seri refomash konkrete për të parandaluar që tregjet financiare të vënë në shënjestër bonot e thesarit italian. Përqindja e interesit të huase së Italisë është në rritje si rezulat i problemve në zonën e euros, të shkaktuara nga Greqia.

Zoti Berluskoni mbajti një takim me zyrtarët e lartë dhe ministrat para takimit të kabinetit, por nuk arriti që t’i bënte ata të binin dakord për një dekret urgjent që ai do t’ia paraqiste takimit të G-20s.

Në deklaratën zyrtare thuhet se kabineti mori në shqyrtim një seri masash qeveritare për të shmangur krizën dhe se kishte miratuar një amentament për buxhetin, por nuk jepen hollësi të tjera.

Nuk ka patur marrëveshje për çështje të mprehta si reformimi i tregut të puns apo taksat për të pasurit.

Kryeministri është kritikuar për mënyrën si e ka trajtuar krizën financiare të Italisë dhe për mosmiratimin e reformave të thella ekonomike.

XS
SM
MD
LG