Lidhje

Kaliforni: Policia arreston protestues të lëvizjes "Zaptimi i Uoll Stritit"

  • Zëri Amerikës

Kaliforni: Policia arreston protestues të lëvizjes "Zaptimi i Uoll Stritit"

Kaliforni: Policia arreston protestues të lëvizjes "Zaptimi i Uoll Stritit"

Në shtetin perëndimor të Kalifornisë, policia filloi largimin e dhjetra protestueve kundër Uoll Strit-it nga një shesh përballë bashkisë së qytetit të Oaklandit.

Oficerët e policisë filluan të arrestonin disa demonstrues sot në mëngjes, duke u vendosur pranga plastike dhe duke prishur vendqëndrimet e tyre të improvizuara.

Protestuesit kishin qëndruar në atë zonë, me tendat e tyre, për rreth dy javë, si pjesë e lëvizjes kombëtare “Zaptimi i Uoll Stritit”.

Fillimisht zyrtarët e bashkisë i mbështetën demonstruesit, duke i lejuar atyre të përdornin sheshin.

Por më pas, bashkia lëshoi urdhër që ata të lironin zonën, duke përmendur shqetësimet mbi rrezikun e rënies së zjarrit, mbi higjenën dhe të fillimit të akteve të dhunës në atë zonë.

XS
SM
MD
LG