Lidhje

Kamionistët grekë i vazhduan edhe sot protestat


Kamionistët grekë i vazhduan edhe sot protestat
Kamionistët grekë i vazhduan edhe sot protestat

Grevat e kamionistëve në Greqi kanë vazhduar edhe sot. Rreth 2 mijë e 500 shoferë kamionësh me flamurin grek në duar dhe duke thirrur parrulla kundër qeverisë dolën edhe sot nëpër rrugë për të protestuar kundër planeve të qeverisë për ta hapur industrinë e kamionëve për konkurencë.

Greqia ka në plan ta reformojë tregun e kamionëve, ku merren në punë vetëm anëtarë të sindikatave, në kuadrin e masave të ashpëra që është zotuar të marrë, në shkëmbim të paketës prej 144 miliardë dollarësh nga vendet evropiane dhe FMN-ja. Sindikalistët grekë kanë organizuar protesta të vazhdueshme kundër këtyre masave.

Sindikata më e madhe e sektorit publik në Greqi bëri sot thirrje për një tjetër ndërprerje të punës më 7 tetor. Ajo kërkon që qeveria ta anulojë marrëveshjen për fondet urgjente me FMN-së dhe Komisionin Evropian.

XS
SM
MD
LG