Lidhje

Pesë ushtarë amerikanë vriten në Afganistan


Zyrtarët thanë se pesë trupa amerikane të forcës së koalicionit të Natos humbën jetën kur helikopteri i tyre u përplas në Kandahar, në jug të Afganistanit.

Zyrtarët vendor thane se nuk pati të mbijetuar nga përplasja, që ndodhi dje gjatë një stuhie me shira të rrëmbyer. Autoritetet thanë se nuk pati ndonjë aktivitet armiqësor në zone në atë kohë.

Aleanca e NATOs njoftoi më pare për incidentin por nuk specifikoi kombësinë e viktimave .

Shkaku i rrëzimit është duke u hetuar.

Incidenti e çon në shtatë numrin e forcave amerikane të vrara dje në Afganistan. Zyrtarët e Natos thane se dy ushtarë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën me sa duket nga një sulm i brendshëm në provincën e Vardakut në pjesën lindore të vendit.
XS
SM
MD
LG