Lidhje

Kandidatët Romney dhe Gingrich dominojnë debatin në Ajova


Kandidatët Romney dhe Gingrich dominojnë debatin në Ajova
Kandidatët Romney dhe Gingrich dominojnë debatin në Ajova

Pretendentët republikanë për President zhvilluan dje një debat në qytetin e Des Moines të shtetit të Ajovas, shtet në të cilin do të mbahen edhe votimet e para të zgjedhjeve paraprake, në më pak se një muaj.

Zoti Newt Gingrich, ish Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, është shfaqur kohët e fundit, prej anketave, si kryesuesi i garës.

Kundërshtari kryesor i zotit Gingrich, ish Guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney, e përshkroi kandidatin Gingrich si një person i brendshëm në qarqet e Washingtonit, i cili nuk ka përvojën e duhur për të përmirësuar ekonominë amerikane në krizë.

“Unë e di se si funksionon ekonomia dhe besoj se amerikanët duhet t’i thonë mirupafshim Presidentit Obama dhe duhet të zgjedhin një republikan për të cilin ata besojnë se e ka të qartë se si të riparojë sërish ekonominë amerikane dhe se si të krijojë vende pune për shtresën e mesme të popullsisë.”

Zoti Gingrich tha se ai do të kryente më së miri punën e Presidentit dhe theksoi mbështetjen e tij për ligje të krijimit të vendeve të punës të presidentëve të mëparshëm, përfshi Bill Klinton dhe Ronald Regan.

“Në rolin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, unë kam punuar me Presidentin Klinton duke zbatuar një plan shumë të ngjashëm dhe ne arritëm të krijonim rreth 11 milionë vende të reja pune në një periudhë 4 vjeçare, çka solli një ulje të papunësisë në 4,2 përqind. Është një strategji që fillon thjesht me uljen e taksave, më pak rregulla, një plan mbi forcën amerikane dhe një qëndrim pozitiv ndaj njerëzve që krijojnë vende pune.

Debati i djeshëm u zhvillua më pak se një muaj para aktivitetit të parë zyrtar të Partisë Republikane në kuadrin e zgjedhjeve paraprake për President të vitit 2012.

Diskutimi midis kandidatëve përfshiu paraqitjen e pikëpamjeve të tyre mbi politikat e jashtme, imigracionin dhe shëndetësinë.

XS
SM
MD
LG