Lidhje

Karzai, talebanët të ulin armët dhe të hyjnë në procesin politik


Duke folur sot me gazetarët në Kabul, zoti Karzai tha se të dyja palët mund të fillonin bisedimet e paqes mbështetur në interesa të përbashkëta

Presidenti afgan Hamid Karzai po u kërkon përsëri luftëtarëve Talebanë, përfshirë udhëheqësin e tyre në arrati Mullah Omar, që të ulin armët dhe të hyjnë në procesin politik.

Duke folur sot me gazetarët në Kabul, zoti Karzai tha se të dyja palët mund të fillonin bisedimet e paqes mbështetur në interesa të përbashkëta.

Presidenti afgan u ka bërë shpesh thirrje talebanëve që të ndërpresin luftën kundër koalicionit dhe forcave afgane, të heqin dorë nga dhuna dhe të marrin pjesë në një riintegrim paqësor në shoqëri.

Por Talebanët nuk pranojnë të negociojnë me administratën e zotit Karzai, duke e quajtur një regjim kukull të koalicionit ndërtkombëtar.
XS
SM
MD
LG