Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave


Lista kryesohet nga artiste të reja kësaj jave, me një 16 vjeçare që konkurron ndaj një 20 vjeçareje duke luftuar për vendin e parë.


Le të fillojmë me vendin e pestë, ku Drake qëndron në vendin e pestë edhe kësaj jave me “Hold On, We’re Going Home.” Drake i zhgënjeu dashamirësit e tij fundjavën e kaluar, do t’ju tregojmë detajet pas këngës.

Drake vazhdon në vendin e pestë me “Hold On, We’re Going Home,” një bashkëpunim me dyshen Majid Jordan. Të shtunën me 19, Drake anuloi një shfaqje në Filadelfia një orë pasi duhej të kishte filluar. Një zëdhënës për vendin ku do të mbahej koncerti thotë se anulimi u bë për shkak të problemeve teknike dhe shfaqja është planifikuar për më 18 dhjetor.

Gjithashtu, në të njëjtin vend si javën e kaluar është Avicii në vendin e katërt me “Wake Me Up!” Një DJ i njohur britanik i jep merita Avicii-t me ngritjen e muzikës dance në një nivel të ri – për më tepër, hollësitë do t'jua sjellim pas këngës.

Avicii qëndron në vendin e katërt me këngën e tij të suksesshme në rang ndërkombëtar, “Wake Me Up!” Producenti dhe DJ legjendar britanik Pete Tong thotë se Avicii dhe Calvin Harris e kanë shpëtuar muzikën dance, duke kombinuar tingujt e saj me muzikën pop për të krijuar një hibrid të ri më të suksesshëm.
Është një javë e madhe për Katy Perry-n. Albumi i saj Prism doli në treg më 22 tetor dhe kjo nuk është e gjitha: ajo feston një ditë të veçantë me 25. Do t’ju tregojmë më tepër pa “Roar,” e cila kësaj jave zbriti një vend më poshtë, në atë të tretin.

Katy Perry zbret në vendin e tretë më këngën e saj “Roar,” e cila disa javë më parë ishte në majë të renditjes. Ajo lindi në Santa Barbara, të Kalifornisë, me emrin Katheryn Hudson, dhe këndoi muzikë ungjillore-rock kur nxorri në treg albumin e saj të parë në vitin 2001. Shtatë vite më vonë, ajo u rishfaq me përqëndrimin e saj të tanishëm të muzikës pop, dhe ka qenë shumë e suksesshme që nga ky ndryshim.
Duke u ngjitur një vend në të dytin, është Miley Cyrus, e cila me sa duket ka një të dashur të ri, me lidhje muzikore. Do t’ju tregoj më shumë pas “Wrecking Ball.”

Miley u ngjit një vend në renditje kësaj jave, duke zënë vendin e dytë. Pas ndarjes së saj me aktorin Liam Hemsworth, flitet se Miley ka një të dashur të ri – Theo Wenner, të birin e botuesit të gazetës Rolling Stone, Jann Wenner.
Përsëri në vendin e parë kësaj jave është Lorde; ajo po përgatitet për hapin e ardhshëm të saj.

A mund të vazhdojë Lorde në vend të parë, për të shënuar një muaj në krye të renditjes? Këtë do ta mësojmë javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG