Lidhje

Pesë këngët më të pëlqyera të javës


Do t'ju njohim me 5 këngët më të pëlqyera në renditjen Billboard të 100 këngëve më të mira solo të muzikës pop për këtë javë. Kjo ishte një javë interesante, të gjitha këngët kanë ndërruar vend, patëm dy tituj të ri dhe një këngë e re kryesuese

Fillojmë me vendin e pestë, ku Katy Perry and Juicy J bien dy vende në renditje, me këngën “Dark Horse.” A është e vërtetë se Katy është në grindje me Lady Gagën? Hollësitë do t'i mësoni në vazhdim.

Kjo pra ishte kënga në vendin e pestë, “Dark Horse.”

Javën e kaluar, Lady Gaga shkruante në Twitter se ka disa ngjashmëri mes shaqjes së saj në skenë dhe asaj të Kate-it gjatë turneut të saj të ri “Prismatic”. Në muajt e ardhshëm do të shohim se deri ku mund të shkojë kjo grindje e mundshme - të dyja këngëtaret do të jenë në turne deri në nëntor.

Në renditjen e kësaj jave ka hyrë australiania Iggy Azalea - me këngën “Fancy”.

Iggy Azalea ngjitet tre shkallë njëherësh, duke u renditur në vend të katërt. Kënga e saj “Fancy” ka në qendër këngëtarin britanik Charli XCX. Iggy është pseudonimi muzikor i këngëtares autraliane që quhet Amethyst Amelia Kelly. Kur ishte 16 vjeç ajo erdhi në SHBA dhe qëndroi këtu, me synimin për t'u bërë yll i muzikës rap. Dhe ja arriti: albumi i saj "The New Classic" hyri menjëherë në vendin e tretë të renditjes dhe ky është vetëm fillimi … sepse ajo e ndan këtë javë vendin në renditjen muzikore me një tjetër këngëtare të re premtuese, Ariana Grande. Ato renditen të dyja në vend të tretë me këngën “Problem.”

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande dhe repistja Iggy Azalea renditen të dyja në vend të tretë me këngën “Problem.”

Kjo do të thotë, se Pharrell (fa-RELL) Williams po i afrohet përsëri kurorës, pasi ra në vend të dytë me këngën e tij “Happy.” Kohët e fundit ai i zbuloi 25 sekrete revistës "US Magazine", për të cilat do të flasim pasi të dëgjoni këngën e tij.

Pharrell Williams i jep kështu fund 10 javëve në krye të renditjes, ndërsa kënga e tij “Happy” bie në vend të dytë. Për gazetën "US Magazine" ai zbuloi 25 gjëra që ne nuk i dinim për të. Mes të tjerash, se muzika e bën atë të shohë ngjyrat, se ai ka vazhdimisht ftohtë dhe se kjo ishte arsyeja që ai jeton tani në Majami.

John Legend më në fund ngjitet në krye të renditjes së 100 këngëve më të mira me këngën e tij “All Of Me”.

Kjo është hera e parë që John Legend ze vendin e parë në renditjen Billboard. Emri i tij i vërtetë është John Stephens dhe ai ka filluar të regjistrojë muzikë që në vitin 2000, fillimisht në mënyrë të pavarur. Pastaj ai filloi bashkëpunimin me studion Kanye (KON-yay) West’s dhe që nga ajo kohë ka nxjerrë një sërë albumesh të sukseshme. Ai ka fituar edhe 9 Çmime Grammy, dy çmime NAACP Image, dhe një çmim britanik MOBO.
XS
SM
MD
LG