Lidhje

Kenia, Ministri i Brendshëm mes 6 të vdekurve


Autoritetet njoftojnë se nga rrëzimi i një helikopteri gjetën vdekjen edhe një ndihmës si dhe një rojë personale e ministrit

Zyrtarët e Kenias thonë se Ministri i Sigurisë së Brendshme George Saitoti është mes 6 personave të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri të policisë sot në mëngjes në kryeqytetin Nairobi.

Autoritetet njoftojnë se nga rrëzimi gjetën vdekjen edhe një ndihmës si dhe një rojë personale e ministrit.

Zoti Saitoti kishte qenë nënpresident i vendit dhe kishte në plan të kandidonte për president në zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit tjetër.

Identiteti i disa prej viktimave nuk është konfirmuar. Sipas disa dëshmitarëve, trupat janë djegur dhe janë bërë të paidentifikueshëm.

Autoritetet po hetojnë rreth shkakut të rrëzimit.
XS
SM
MD
LG