Lidhje

Sek. Kerry, thirrje ligjvënësve për durim


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po u bën thirrje ligjvënësve amerikanë të tregohen të duruar dhe t’u japin mundësi negociatorëve të zgjidhin në mënyrë diplomatike shqetësimet lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Zoti Kerry informoi dje anëtarët e Komisionit të Senatit për Operacionet Bankare, ku tha se nuk është momenti i duhur për të forcuar më tej sanksionet ndaj Iranit.

Zoti Kerry bëri komente para sesionit me dyer të mbyllura, ku tha se është momenti për të provuar nëse programi iranian është paqësor dhe nuk bën kërcënim për njeri. Këto komente bëhen ndërkohë që disa ligjvënës kanë bërë thirrje për sanksione të reja ekonomike kundër Iranit, duke thënë se inspektimet nuk mjaftojnë.

Zoti Kerry tha se bisedimet e javës së kaluar në Gjenevë janë vetëm fillimi dhe nuk duhet arritur në përfundime të ngutura.
XS
SM
MD
LG