Lidhje

Sek. Kerry komenton për Marrëveshjen e Minskut


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se është urgjente të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Minskut dhe t’i jepet fund konfliktit në rajonin Donbass të Ukrainës.

Zoti Kerry ndodhet në Ukrainë për të siguruar këtë ish-republikë sovjetike se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të saj në lidhje me mosmarrëveshjet territoriale me Rusinë.

Ai i bëri komentet në prani të Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko pas një takimi për të diskutuar mbi përparimin e arritur në reformat e kërkuara nga marrëveshja e Minskut. Marrëveshja synon t'i japë fund konfliktit me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG