Lidhje

Sekretari Kerry uron Kosovën


Në një deklaratë me shkrim, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry uroi qeverinë dhe popullin e Kosovës me rastin e përvjetorit të shtatë të pavarësisë.

Në urimin në emër të Presidentit Obama, zoti Kerry tha se rrugëtimi i Kosovës është për t'u përgëzuar dhe në kontrast të plotë me tragjedinë që ai vetë dëshmoi, kur ishte senator në vitet e fundit të shekullit të 20.

Zoti Kerry tha se zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të mbajtura për herë të parë në të gjithë territorin e Kosovës, shënuan një moment të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracisë lulëzuar shumetnike.

Ai përgëzoi përparimin e bërë nga Kosova në dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një hap përpara në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, tha Sekretari Kerry.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur integrimin e plotë të Kosovës në bashkësinë euro-atlantike. Kosova, tha Sekretari amerikan i Shtetit, ka treguar një angazhim të fortë për të ndihmuar koalicionin e gjerë ndërkombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

XS
SM
MD
LG