Lidhje

Sekretari Kerry viziton Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po shkon përsëri në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje në Egjipt dhe përkeqësimit të situatës në Siri.

Sekretari Kerry u nis të hënën drejt kryeqytetit jordanez, Aman, ku ai do të takohet me zyrtarët e Lidhjes Arabe për të diskutuar zhvillimet në Egjipt që nga largimi i presidentit Mohamed Morsi nga ushtria egjiptiane në fillim të këtij muaji.
Sekretari Kerry gjithashtu pritet të diskutojë me udhëheqësit e Lidhjes Arabe edhe mbi krizën në Siri.

Nuk është e qartë nëse gjatë këtij udhëtimi sekretari Kerry do të zhvillojë bisedime për ringjalljen e procesit të negociatave të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Por zyrtarët amerikanë thonë se ai mund të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman.

Ky është udhëtimi i gjashtë i sekretarit Kerry në Lindjen e Mesme që kur mori postin e Sekretarit të Shtetit në fillim të këtij viti.
XS
SM
MD
LG