Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton nesër për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet nesër për të diskutuar zhvillimet në Kosovë në kuadër të debateve tre muajshe që mbështeten në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun.

Raporti i cili përfshinë periudhën nga 16 janari deri në mesin e prillit vlerëson se marrëveshjet e arritura në bisedimet Prishtinë Beograd me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë shënuar një përparim që i mundësoi Bashkimit Evropian t’i jap Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndërsa Kosova studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim – Asocim.

Në raport thuhet se kjo shënon zhvillimin më pozitiv në periudhën që përfshinë raporti. Mirëpo, aty tërhiqet vërejtja se këto zhvillime kanë rënë nën hijen e “tensioneve në rritje në terren gjatë pjesës së fundit të periudhës raportuese, për shkak të përgatitjeve për zgjedhjet serbe më 6 maj.

Raporti përfshinë dhe dallimet në qasjen ndaj këtyre zgjedhjeve jo vetëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por edhe të vetë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

Derisa serbët që marrin pjesë në institucionet e Kosovës e kanë hedhur poshtë nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, shumë të tjerë, posaçërisht ata në veri të Kosovë kanë kërkuar që ato të mbahen në harmoni të plotë me ligjet e Serbisë”, thuhet në raportin e sekretarit të Përgjithshëm në të cilin vihet në spikamë fakti se Misioni i Kombeve të Bashkuara ishte marrë vesh me autoritetet serbe që zgjedhjet lokale të mos mbahen në Kosovë, sepse binin ndesh me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mospajtimet rreth zgjedhjeve serbe u tejkaluan me angazhimin e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, e cila organizoi dhe mbikëqyri zgjedhjet presidenciale e parlamentare të Serbisë në Kosovë me pajtimin e Prishtinës zyrtare, meqë parimi i dyshtetësisë serbëve të Kosovës u garantohet edhe me Kushtetutën e Kosovës. Njësoj kjo organizatë do të mbështesë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale serbe që do të mbahen më 20 maj.

Në veriun e Kosovës, përfaqësuesit serb sfiduan qëndrimet e Prishtinës, Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtarë duke organizuar zgjedhjet lokale në dy komuna, pavarësisht pohimeve se as Beogradi nuk do të njohe rezultatin e tyre.

XS
SM
MD
LG