Lidhje

Klinton: Libianët do të shqyrtojnë çështjen Lokërbi


Klinton: Libianët do të shqyrtojnë çështjen Lokërbi
Klinton: Libianët do të shqyrtojnë çështjen Lokërbi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se udhëheqësit kalimtarë të Libisë e siguruan dje atë se do të merren me çështjen e ish agjentit libian të zbulimit lidhur shpërthimin e një avioni të shoqërisë ajrore Pan American në vitin 1988 mbi Lokërbi të Skocisë. Libiani Abdel Baset al-Megrahi thuhet se është në prag të vdekjes nga kanceri në shtëpinë e tij në Tripoli.

Sekretarja Klinton tha se ajo ndan zëmërimin me familjet e më shumë se 200 amerikanëve të vrarë në sulmin terrorist të mbështetur nga Libia.

Por ajo u ka rrezistuar thirrjeve të Kongresit amerikan që administrata të mbajë pezull kthimin e pasurive të ngrira të Libisë Këshillit Kombëtar Kalimtar, nëqoftëse Megrahi nuk burgoset.

Në vittin 2001, një gjykatë speciale në skoceze në Hollandë, dënoi ish zyrtarit libian të zbulimit si mbështetës të shpërthimit mbi Lokërbi.

Në një vendim që u dënua nga Shtetet e Bashkuara, autoritetet skoceze e liruan atë dy vjet më parë, duke besuar se ai vuante nga kanceri dhe tek pritja prej heroi që iu bë atij në Libi nga qeveria e Moamar Gadafit.

Sekretarja Klinton e ngiti çështjen e Megrahit nët akimin e me udhëheqësit e lartë të Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë gjatë pushimeve të konferencës së djeshme “Miqtë e Libisë”, në Paris.

Në një takim të mbyllur me shtypit, zonja Klinton tha se Megrahi, për të cilin të afërmit e tij thonë se është në gjendje kritike shëndetësore në Tripoli, duhet të kthehet në burg dhe se Shtetet e Bashkuara duan të kenë qasje tek të gjithë libianët që kanë marrë pjesë në sulmin e vitit 1988.

Ajo tha se udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë premtuan ta shqyrtojnë çështjen sa më parë, por ajo nuk e lidhi atë me fondet e bllokuar atë Libisë.

“Ne e kemi të qartë peshën e të gjitha çështjeve që ka përballë Këshilli Kombëtar Kalimtar. Ne e dimë se ata duhet të vendosin rendin dhe qetësinë në vend, shtetin ligjot dhe qeverisjen e mirë. Por në të njejtën kohë, ata na kanë siguruar se i kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje do t’i kushtojnë çështjes vemendjen që ajo meriton, në rastin më të parë”.

Zonja Klinton tha në Paris se Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar Këshillit Kombëtar Kalimtar rreth 1.5 miliardë dollarë pasuri të ngrira që u miratuan nga komisioni i Kombeve të Bashkuara për sanksionet javën e kaluar.

Administrata Obama ngriu më shumë se 30 miliardë dollarë pasuri libiane, në kuadrin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Gadafit, por shumira e tyre janë në formën e pasurive të paluajtëshme dhe pasuri të tjera të pa likujduara.

Një grupt ligjvënësisht amerikanë nga të dy partitë, i udhëhequr nga Senatori i Nju Jorkut, Çarls Shumer, i kanë kërkuar sekretares Klinton ta kushtëzojë zhbllokimin e fondeve me kthimin e Megrahit në burg.

Shumë nga amerikanët që u vranë në atë sulm ishin studentë universitarë nga Nju Jorku.

Zonja Klinton, e cila përfaqësoi gjithashtu shtetin e Nju Jorkut në Senatin e Shteteve të Bashkuara, tha se ajo nuk është lëkundur kurrë nga qendrimi i saj se Megrahi nuk duhet të ishte liruar dhe theksoi se Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka mbajtur të hapur çështjen Lokërbi.

270 njerëz, udhëtarë të linjës PanAm dhe të tjerë në tokë në Skoci, u vranë nga shpërthimi i vitit 1988.

Pa pranuar përgjegjësinë për sulmin, në vitin 2003, regjimi i Gadafit, në përpjekje për të thënë fund izolimit të tij politik, ra dakord t’u paguante 2.5 miliardë dollarë dëmshpërblime familjeve të viktimave.

Jo e gjithë shuma e parave është dhënë.

Dje, gjashtë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve thanë në një letër drejtuar sekretares Klinton se kompensimet e papaguara duhet të zbriten nga fondet e bllokura të Libisë.

Ata thanë se më shumë para duhet të vihen mënjanë për viktimat amerikane të sulmeve të tjera terroriste që besohet se ka sponsorizuar qeveria e Gadafit.

XS
SM
MD
LG