Lidhje

Sekretarja Klinton: 28 shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të japin kontributin e duhur në NATO

  • Zëri Amerikës

Sekretarja Klinton: 28 shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të japin kontributin e duhur në NATO

Sekretarja Klinton: 28 shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të japin kontributin e duhur në NATO

Sekretaria e shtetit, Hillary Klinton shprehu shqetësimin se shkurtimet dratstike të Britanisë së Madhe për mbrojtjen mund të minojnë aleancen e NATO-s.

Sekretarja ameriakne e shtetit i tha dje Agjencisë britanike të Lajmeve BBC se 28 shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të japin kontributin e duhur në NATO për të ruajtur atë që ajo e cilësoi si aleanca më e sukseshme në historinë botërore.

Pritet që qeveria britanike të njoftojë një paksim të madh të shpenzimeve për mbrotjen për vitin e ardhshem. Edhe vende të tjera anëtare kanë në plan të bëjnë paksime në buxhetet e tyre të mbrojtës si pjesë e masave të rrepta si pasojë e krizës globale ekonomike.

Zonja Klinton ishte në Bruksel ku ajo dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjës Robert Gates morën dje pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjës të vendeve anëtare të NATO-s.

Këta dy zyrtarë të lartë amerikanë theksuan nevojën e anëtarëve për të kontribuar me fonde për projektet e propozuara për mbrojtje, në të kundërtën aleanca e NATO-s rrezikon të dobësohet.

XS
SM
MD
LG