Lidhje

Klinton, vizitë historike në Birmani


Klinton, vizitë historike në Birmani

Klinton, vizitë historike në Birmani

Kina thotë se është e hapur ndaj përpjekjeve të Birmanisë për vendosjen e marrëdhënieve me Perëndimin, por jo në kurriz të interesave të Pekinit.

Një zyrtare e Ministrisë së Jashtme kineze ka thënë sot se Pekini e mirëpret lëvizjen e Birmanisë për të shtuar kontaktet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet perëndimore.

Por gazeta shtetërore e Kinës Global Times, e njohur për qëndrimet e saj nacionaliste, ka thënë se udhëtimi i Sekretares Amerikane të Shtetit Hillari Klinton në Birmani krijon spekulime se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin fqinjin kinez të bëjë aleancë me Shtetet e Bashkuara në vend që të bëjë të njejtën gjë me Kinën.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton filloi një vizitë historike në Birmani, duke u bërë kështu Sekretarja e parë amerikane e Shtetit në 50 vjet që vizion vendin.

XS
SM
MD
LG