Lidhje

Komisioneri i OSBE-së për pakicat Volebek viziton Shkupin


Komisioneri i OSBE-së për pakicat Volebek viziton Shkupin
Komisioneri i OSBE-së për pakicat Volebek viziton Shkupin

Komisioneri i OSBE-së për pakicat Knut Volebek tha sot në Shkup se fëmijët e të gjitha komuniteteve duhet ta mësojnë gjuhën shtetërore – maqedonishten në moshë sa më të vogël, por pa përcaktuar se nga cila klasë. Qeveria e Maqedonisë, ndërkohë ka miratuar një strategji me të cilën u lihet prindërve dhe këshillave të shkollave që të vendosin se nga cila klasë e fillores duhet të fillojë mësimi i maqedonishtes.

Komisioneri i OSBE-së për pakicat Knut Vollebaek sot në Shkup ka diskutuar me autoritetet qeveritare në lidhje me arsimin e integruar nëpër shkollat e vendit, përkatësisht mbi mësimin e maqedonishtes nga nxënësit jomaqedonas në moshë të re. Zoti Vollebaek tha se nuk është me rëndësi se nga cila klasë do të fillojë mësimi i gjuhës shtetërore, por është me rëndësi që të gjitha komunitetet ta mësojnë atë. Ai la të kuptohej se nevojiten konsultime, tekste shkollore dhe të ketë mirëkuptim nga ana e prindërve për këtë.

Komisioneri i OSBE-së tha më tej se procesi duhet të jetë transparent dhe i dobishëm për të gjithë, ndërkohë që theksoi ndihmën që OSBE-ja do ta japë për zbatimin e këtij qëllimi.

Zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi bëri të ditur se qeveria e ka miratuar strategjinë për arsimin e integruar dhe në bazë të saj u mbetet prindërve të vendosin se nga cila klassë fëmijët e tyre do të fillojnë me mësimin e amqedonishtes nga e para, e dyta apo klasa e tretë.

"Strategjia parashesh që në fazën e parë të mund të mësohet gjuha maqedonase në nivel qendror, por jo në mënyrë të obligueshme, se a do të nisë nga klasa e parë e dytë apo e tretë, por lë mundësinë që prindërit dhe këshillat e shkollave të zgjedhin se në cilën klasë fëmijët ta mësojnë këtë gjuhë. Dmth, jo ta mësojnë por të njihen me të, sepse nuk bëhet fjalë për mësim klasik të gjuhëve", - thotë Z. Ademi.

Ministri i Arsimit Nikolla Todorov me fillimin e vitit shkollor pat vendosur që nxënësit e komuniteteve jomaqedonase të fillojnë edhe me mësimin e maqedonishtes, por nxënësit shqiptarë e bojkotuan dhe nuk e përfillën vendimit ndërsa Gjykata Kushtetuese e vendit e shfuqizoi atë si të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG