Lidhje

Çështja e Sirisë nga Kongresi tek diplomacia


Ndërkohë që veprimi për Sirinë ka ndryshuar drejtim, nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në diplomacinë ndërkombëtare, shumë ligjvënës shpresojnë që të mos votojnë për një rezolutë jo popullore për të autorizuar ndërhyrje ushtarake. Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se mbi 60% e amerikanëve i kundërshtojnë sulmet ushtarake në Siri dhe një numër i madh po i bëjnë të njohura pikëpamjet e tyre kundër luftës tek zyrtarët e zgjedhur.

Në gjithë vendin, amerikanët po zhvillojnë mitingje për të demonstruar kundër çdo angazhimi amerikan në Siri.

Në Kapitol, grupi i paqes, CODEPINK, loboi anëtarët e Kongresit dhe ndihmësat e tyre. Bashkëthemeluesja e këtij grupi, Medea Benjamin, thotë se niveli i mbështetjes përbën një ndryshim të dukshëm nga ai për luftën në Irak.

"Ne kemi marrë një numër shumë të madh përgjigjesh pozitive nga çdokush, nga makinat që kalojnë në rrugë, tek turistët, nga njerëzit që dalin për të vrapuar tek policët dhe personeli i Kongresit”.

Këtë herë, mitingjet kanë qënë më të vogla dhe më pak luftarake se sa protestat kundër Luftës së Vietnamit, por ligjvenësi demokrat, Alan Grayson, thotë se megjithatë reagimi i publikut ka qënë i vendosur.

“Kjo është fitorja më e madhe për lëvizjen paqësore në Shtetet e Bashkuara që nga përfundimi i Luftës së Vietnamit. Ne kemi rreth 100 mijë njerëz që janë regjistruarn ë faqen tonë të Internetit “Don’t attack Syria”, “Mos sulmo Sirinë”.

Ligjvenësi republikan, Trey Radel, është një prej atyre që qendron në anën tjetër të spektrit politik amerikan, por kanë të njejtin qëndrim për Sirinë.

“Nuk është çështja se ne jemi kundër luftës, ose kemi frikë nga lufta. Ajo që ne kërkojnë nga udhëheqësit tanë sot është ta argumentojnë atë. Të na tregojnë se cili është kërcënimi për ne, qoftë edhe i tërthortë, dhe pastaj të na paraqesin planin”.

Profesor Allan Lichtman i Universitetit American thotë se nuk beson që debati për Sirinë pasqyron një qendrim real kundër luftës mes republikanëve.

“Mendoj se është vazhdim i asaj që kemi parë tashmë prej vitesh, republikanët duan të mos i jap gjë Obamës. Ata duan ta fajësojnë atë për gjithëçka dhe ta sfidojnë atë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Analsiti politik, Ronald Brownstein i revistës National Journal, nuk është i këtij mendimi. Ai beson se debati për Sirinë pasqyron ndryshimin e vërtetë të qëndrimit të amerikanëve ndaj luftë dhe mes përfaqësuesve të zgjedhur nga të dy partitë.

"Ajo që po shikojmë është rezultat i një dekade zhgënjimesh për aftësinë tonë që të arrijmë qëllimet me forcën ushtarake në vende të tjera, veçanërisht në Lindjen e Mesme”.

Analisti Brownstein thotë se arësyeja është pjesërisht se Presidenti Obama shkoi në Kogres, pasi Kongresi nuk i kishte thënë kurrë “jo” një presidenti për një kërkesë të tillë në kohët moderne.

Analisti është i mendimet se presidenti nuk e kishte menduar thellë variantin se Kongresi mund të thoshte “jo” . Tani për tani, Presidenti Obama ka vendosur t’i japë një shans diplomacisë ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për përdorimin e armëve kimike në Siri.
XS
SM
MD
LG