Lidhje

Konsumatorët amerikanë pakësojnë shpenzimet


Konsumatorët amerikanë pakësojnë shpenzimet
Konsumatorët amerikanë pakësojnë shpenzimet

Konsumatorët amerikanë shkurtuan shpenzimet e tyre në qershor, rënia e parë në këtë pjesë të rëndësishme të ekonomisë në dy vjet.

Raporti i së martës nga Departamenti i Tregtisë thotë se shpenzimet e konsumatorëve ranë 0 presje 2 përqind. Një pjesë e kësaj rënie erdhi nga kostot më të ulëta për energji dhe ushqime.

Rritja e ngadaltë ekonomike është një arsye pse papunësia mbetet e lartë. Ekonomistët e anketuar nga agjencitë e lajmeve parashikojnë që niveli i papunësisë do të qëndrojë në 9 presje 2 përqind.

XS
SM
MD
LG