Lidhje

Koreja e Veriut fton vëzhguesit bërthamorë të OKB-së


Kombet e Bashkuara thanë të henën se kishin marrë një ftesë vizite nga Koreja e Veriut, tre vjet pasi inspektorët e saj u përzunë nga vendi komunist.

Një zëdhënëse për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore me qendër në Vjenë, tha se ftesa ishte marrë të premten, të njëjtën ditë që Pheniani njoftoi se do të lëshojë një rraketë me satelit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se në parim, i mbështet të gjitha përpjekjet nga agjencia bërthamore për të patur qasje në Korenë e Veriut. Por zëdhënsja Victoria Nuland shtoi se Washingtoni do ta konsiderojë lëshimin e satelitit shkelje jo vetëm të detyrimeve të vendit komunist përkarshi OKB-së por edhe të angazhimeve që ai vend ka ndaj Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG