Lidhje

Koreja e Veriut kërcënon se do të rrisë aftësitë e saj bërthamore

  • Zëri Amerikës

Koreja e Veriut kërcënon se do të rrisë aftësitë e saj bërthamore

Koreja e Veriut kërcënon se do të rrisë aftësitë e saj bërthamore

Koreja e Veriut kërcënoi sot se do të rrisë aftësitë e saj bërthamore për t’ju kundërvënë politikës, sipas saj armiqësore, të Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimeve ushtarake amerikane. Komentet bëhen në atmosferën e tensioneve lidhur me mbytjen e një anijeje të Koresë së Jugut në muajin mars, incident që la dhjetra të vdekur.

Ushtria e Koresë së Veriut akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut se po sjellin armatime të rënda në fshatin Panmunxhon, i cili ndodhet në kufirin e militarizuar rëndë të dy Koreve.

"Trupat agresore imperialiste amerikane të armatosura deri në dhëmbë dhe ushtria kukull e Koresë së Jugut kanë dislokuar armatime të rënda në Panmunjom”, thuhet në deklaratën koreanoveriore.

Peniani deklaroi gjithashtu se do të marrë kundërmasa të forta ushtarake, nëse këto forca nuk tërhiqen.

As Uashingtoni dhe as Seuli nuk kanë komentuar deri tani rreth akuzave megjithëse të dy Koretë kanë shtuar përgatitjet ushtarake pas incidentit të mbytjes së anijes ushtarake të Koresë së Jugut.

Komentet e Koresë së Veriut vijnë pas kritikave që iu bënë Penianit në takimet e nivelit të lartë të G-8 dhe G-20 në Kanada.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë presidentin e Koresë së Jugut Lee Myung-bak dhe t’i dërgojë një mesazh të qartë Koresë së Veriut se kjo lloj sjelljeje është e papranueshme,” tha Presidenti Barack Obama gjatë fundjavës në Toronto.

Udhëheqësit e G-8-s e kritikuan programin bërthamor të Penianit. Ata dënuan gjithashtu sulmin që çoi në mbytjen e e anijes koreanojugore Çonan, duke cituar një raport ndërkombëtar i cili nxjerr Korenë e Veriut si përgjegjëse për incidentin.

Koreja e Veriut besohet se ka një program armësh bërthamore me bazë plutoniumi dhe ka kryer dy prova të nëndheshme bërthamore, njërën në 2006 dhe tjetërn në 2009. Mendohet se ajo ka sasi të mjaftueshme plutoniumi për të ndërtuar të paktën 6 armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG