Lidhje

Kosova bllokohet nga dëbora

  • Leonat Shehu

Kosova bllokohet nga dëbora

Kosova bllokohet nga dëbora

Kosova është përfshirë nga një mot me të reshura bore, të cilat kanë vështirësuar lëvizjen në disa rrugë të Kosovës. Autoritetet thanë se është mbyllur rruga që lidhë Kosovën me Malin e Zi, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare lëvizjet janë mjaft të vështirësuara.

Moti me dëborë ka bërë që të anulohen edhe shumë veprimtari politike të udhëheqësve vendas e ndërkombëtarë, ndërsa është rënduar edhe trafiku ajror. Avionët e linjës ajrore austriake, “Austrian Airlines”, nuk kanë arritur të aterojnë në Prishtinë dhe fluturimet janë anuluar.

Me këtë linjë po udhëtonte edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po kthehej nga Vjena ku një ditë më parë morri pjesë në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtarë për Kosovës i cili i hapi rrugën fillimit të procesit për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Për shkak të motit të lig, drejtoria e arsimit e komunës së Prishtinës ka vendosur ndërprerjen e procesit mësimor për shkollat fillore dhe të mesme deri të hënën më 30 janar.

Meteorologët parashikojnë vazhdimin e të reshurave dhe rënie të temperaturave gjatë ditëve në vazhdim deri në minus 21 gradë celsius.

XS
SM
MD
LG