Lidhje

Kosovë: Përpjekje për vazhdimin e mandatit të EULEX-it


Autoritetet më të larta në Kosovë janë vënë në përpjekje për të siguruar vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit edhe për dy vite tjera. Mandati aktual i këtij misioni përmbyllet sonte në mesnatë dhe parlamenti i Kosovës duhet të miratojë vazhdimin e tij. Miratimi kërkon votat e dy të tretave të deputetëve, përkatësisht 80 sosh.

Kryesia e Parlamentit të Kosovës duhet të mblidhet që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për votuar projektligjin për këtë cështje, që është miratuar të hënën nga qeveria e Kosovës, e cila kërkon shkurtimin e përgjegjësive të këtij misioni. Por, sipas burimeve brenda institucioneve, shkurtimi nuk po pranohet nga Bashkimi Evropian.

EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Ai ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.

XS
SM
MD
LG