Lidhje

Vazhdojnë reagimet pas vendimit ndaj Radio-Televizionit të Mitrovicës

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, kanë vazhduar edhe sot reagimet ndaj veprimit të djeshëm të autoriteteve komunale të Mitrovicës, për të larguar punonjësit dhe pajisjet e Radiotelevizionit të Mitrovicës nga hapësirat ku vepronte ky medium. Autoritetet komunale thanë se në këtë mënyrë kishin zbatuar një vendim për lirimin e hapësirave të uzurpuara, ndërsa shoqatat e gazetarëve dhe një pjesë e partive politike e cilësuan këtë veprim të paligjshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medies dhe demokracinë në vend.

XS
SM
MD
LG