Lidhje

Autoritetet kosovare për marrëveshjen Kosovë-Serbi


Në Kosovë autoritetet besojnë se zbatimi i marrëveshjes së arritur me Serbinë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet, me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesve të komunitetit serb në veriun e Kosovës. Zyrtarët e Beogradit thanë se javën që vjen do të vihen në përpjekje për të bindur serbët në veri që të pranojnë marrëveshjen. Vëzhguesit e pavarur thonë ndërkaq se Bashkimi Evropian duhet të jetë garantuesi i zbatimit të marrëveshjes dhe nuk duhet të ngutet me veprimet shpërblyese për Serbinë pa siguruar zbatimin e saj.
XS
SM
MD
LG