Lidhje

Protesta në Beograd ndaj marrëveshjes me Kosovën


Përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës protestuan sot në Beograd kundër marrëveshjes së arritur në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ata e cilësuan marrëveshjen si akt të tradhtisë dhe shitje të Kosovës. Përfaqësues të Kishës Ortodokse serbe thanë se udhëheqësit aktual të Serbisë po sillen si Zoran Xhinxhic, duke ju referuar fatit të ish kryeministrit serb i cili u vra në vitin 2003 në Beograd.

Protesta e sotme i parapriu vizitës së paralajmëruar për të dielën të zëvendëskryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në veri të Kosovës, në përpjekje për të bindur serbët e atjeshëm që të pajtohen me marrëveshjen.

Gjatë ditës së sotme në veriun e Kosovës janë shpërndarë thirrje kundër kësaj vizite.

Më 19 prill Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë.

XS
SM
MD
LG