Lidhje

Kosovë: Arrestohen gjashtë punonjës të policisë së Serbisë


Kosovë: Arrestohen gjashtë punonjës të policisë së Serbisë

Kosovë: Arrestohen gjashtë punonjës të policisë së Serbisë

Në Kosovë, policia bëri të ditur se janë arrestuar gjashtë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në një njoftim të policisë thuhet se ata janë arrestuar në rajonin e Gjilanit në Kosovën lindore, gjatë një operacioni në kuadër të hetimeve për siç thuhet, veprimtari kriminale të strukturave të paligjshme të ministrisë serbe të punëve të brendshme.

Arrestimet janë kryer nën dyshimin se ky grup personash kanë kryer veprat penale “sulm kundër rendit kushtetues juridik të Kosovës dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit, njësitë e posaçme të Policisë së Kosovës, kanë kryer bastisje në të paktën shtatë shtëpi dhe gjatë kësaj kohe është konfiskuar një sasi armësh e municionesh si dhe telefona, kompjuterë, uniforma të policisë serbe dhe kartela identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

XS
SM
MD
LG