Lidhje

Kosovë, ende të paqarta rrethanat e vrasjes së 4 personave afër Vitisë


Kosovë, ende të paqarta rrethanat e vrasjes së 4 personave afër Vitisë
Kosovë, ende të paqarta rrethanat e vrasjes së 4 personave afër Vitisë

Policia e Kosovës bëri të ditur se katër persona janë vrarë sot në mëngjes në afërsi të komunës së Vitisë në rrethana ende të paqarta. Policia tha se mbi makinën në të cilën po udhëtonin ata është shtënë më armë zjarri në një pritë të organizuar nga persona të panjohur.

Tre nga të vrarët janë shqiptarë, shtetas të Maqedonisë, ndërsa i katërti shtetas i Kosovës. Personi i pestë i cili ka pësuar plagë është po ashtu nga Maqedonia.

Policia thotë se ende nuk ka të dhëna mbi autorët apo motivet e mundshme të kësaj vrasjeje dhe nëse ky incident ka bëjë me incidentet e mëparshme në Maqedoni, gjatë të cilave të paktën katër persona humbën jetën gjatë një operacioni të policisë maqedonase në fshatin Radushë të Shkupit, jo larg kufirit me Kosovën.

XS
SM
MD
LG