Në Kosovë, pritet që Gjykata themelore në Prishtinë të vendosë për procedurat e mëtejshme ndaj 40 personave të arrestuar të hënën në operacionin më të gjerë deri tani të drejtuar kundër të dyshuarve për përfshirje në luftrat në Siri e Irak.
Prokurorët kanë kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të gjithë të arrestuarit në operacionin e së hënës, i cili pasoi shqetësimet në rritje për shtimin e numrit të qytetarëve të Kosovës që po u bashkohen militantëve në Siri e Irak.