Lidhje

Lëndohen 20 nxënës në një aksident trafiku


Prevalla - foto arkivi
Prevalla - foto arkivi

Një autobus me nxënës nga Prishtina rrëshqiti nga rruga në një rajon malor në jug të Kosovës. Të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Në Kosovë, policia tha se 20 nxënës kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në afërsi të një pushimoreje dimërore në Prevallë, në Kosovën jugore.

Sipas policisë. autobusi me të cilin po udhëtonin rreth 60 nxënës të një shkolle fillore të Prishtinës, rrëshqiti nga rruga. Nxënësit e lënduar janë trajtuar në një shtëpi shëndeti në komunën e Shtërpcës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia tha se po bëhen hetime për të mësuar shkakun e aksidentit, që në dukje të parë besohet të jetë pasojë e motit të ligë që ka përfshirë Kosovën që nga mbrëmë, duke vështirësuar trafikun nëpër rrugët malore.
XS
SM
MD
LG