Lidhje

Kosovë: Bastisje dhe arrestime në lidhje me kontrabandën, krimin e organizuar


Kosovë: Bastisje dhe arrestime në lidhje me kontrabandën, krimin e organizuar
Kosovë: Bastisje dhe arrestime në lidhje me kontrabandën, krimin e organizuar

Policia e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë sot në mëngjes ka kryer bastisje dhe arrestime në gjithë Kosovën, në lidhje me krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Zyrtarët e EULEX-it thanë se forcat e policisë zhvilluan një operacion bastisjesh në katër kompani si dhe shtëpitë e shtatë të dyshuarve, ndërsa është autorizuar arrestimi dhe paraburgimi i pesë të dyshuarve. Dy të dyshuarit e tjerë momentalisht ndodhen jashtë vendit.

Këto bastisje janë duke u realizuar në sajë të hetimeve të vazhdueshme të krimit të organizuar, dyshimet për kontrabandë karburanti, shmangie nga tatimet dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Hetimet janë duke u kryer nga departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it dhe Dogana e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG