Lidhje

Fule: Kosova duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare


Komisionari për zgjerim i BE-së Stefan Fule, tha se Kosova duhet të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të punojë për zgjedhje të lira dhe për sundimin e ligjit.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule, bëri thirrje të martën në Prishtinë, për një proces zgjedhor të lirë e në pajtim me standardet evropiane. Ai i bëri këto komente gjatë takimeve që zhvilloi me udhëheqësit politikë në Prishtinë, pak ditë pasi që Kosova dhe Komisioni Evropian përmbyllën negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit, nënshkrimi i së cilës pritet në muajt në vazhdim.
Fule ne Kosove
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Negociatat për këtë marrëveshje pasuan marrëveshjet e arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Këto bisedime i mundësuan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Fule tha se ka diskutuar tri çështje kryesore me mikpritësit e tij në Prishtinë.

E para nevojën për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E dyta, ecurinë e zgjedhjeve të përgjithshme, që do të shpallen së shpejti dhe e treta, nevojën për vazhdimin e punës në sundimin e ligjit”, tha zoti Fule.

Ai vlerësoi pajtimin e Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe ngritjen e një gjykate të posaçme për trajtimin e pretendimeve për përfshirje të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Kjo tregon se Kosova është e hapur, nuk ka asgjë për të fshehur dhe nuk ka frikë nga e kaluara. Kjo dëshmon edhe besimin e Kosovës në sundimin e ligjit”, tha ai, duke nënvizuar ndërkaq se kushdo që fiton në zgjedhjet e reja duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare të cilat Kosova i ka nënshkruar.

Zoti Fule, i cili erdhi në Prishtinë nga Beogradi, tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është pjesë e procesit të bisedimeve për anëtarësim me Serbinë, ndërsa nënvizoi se zotim i të dyja vendeve është që të mos pengojnë njeri tjetrin në procesin e integrimeve evropiane.

Zoti Fule takoi pasdite edhe kryetarët e komunave veriore të banuara me shumicë serbe të cilët dolën nga zgjedhjet komunale të vitit të kaluara, organizimi i të cilave në atë zonë u bë i mundur me procesin e bisedimeve Kosovë- Serbi.
XS
SM
MD
LG