Lidhje

Maqedonia liron zyrtarin e Kosovës të arrestuar sipas një urdhër arresti serb


Natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, autoritetet maqedonase liruan Gafurr Dugollin, drejtor i Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Forcës ë Sigurisë, i cili qe arrestuar më 11 mars derisa po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave në ambasadën amerikane në Shkup.

Arrestimi është bërë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga policia e Serbisë, nën dyshimet se zoti Dugolli është i kërkuar për krime lufte. Gjatë luftës së Kosovës ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kërkuan menjëherë lirimin e zotit Dugolli, duke u bërë thirrje qeverisë së Maqedonisë dhe vendeve tjera fqinje "që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë".

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, që të mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte e vendkalime kufitare të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

XS
SM
MD
LG