Lidhje

Parlamenti miraton në parim buxhetin e Kosovës për vitin 2014


Qeveria pretendon se buxheti prej rreth 1.6 miliardë eurosh siguron zhvillim ekonomik, por partitë në opozitë e quajnë buxhet i varfërisë.

Parlamenti i Kosovës miratoi në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2014. Në favor të këtij ligji votuan 59 deputet ndërsa 31 ishin kundër.

Miratimi në parim i buxhetit që duhet të hidhet sërish për debat në Parlament, pasoi një debat të përshkuar nga mospajtime të thella, meqë qeveria e cilëson si buxhet të zhvillimit, ndërsa opozita si buxhet të varfërisë.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere



Ministri i Financave, Besim Beqaj duke paraqitur buxhetin prej rreth 1.6 miliardë eurosh, tha se ai parasheh rritjen e mirëqenies sociale dhe të investimeve kapitale. Ai tha se buxheti i hartuar në bashkëpunim edhe më Fondin Monetar Ndërkombëtarë është në pajtim me synimet e qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike prej 4.3 për qind që sipas tij do të jetë ë e larta në rajon.

Por, partitë opozitare thanë se rritja ekonomike nuk do të jetë as sa gjysma e parashikimeve të qeverisë, ndërsa fakti që dallimi i paktë i këtij buxheti me atë të vitit 2013 dëshmon se ai është buxhet i varfërisë. Po ashtu opozita tha se buxheti i planifikuar nuk siguron as synimet për rritje pagash në vitin që po vjen.

Kosova përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht të varfërisë, ndërsa ndryshimi i situatës aktuale kërkon një rritje ekonomike prej mbi 7 për qind. Trendi i investimeve në Kosovë dhe zhvillimet në botë, vështirë se mund të sigurojnë edhe për një kohë rritje të tillë, ndërsa studimet ndërkombëtare parashikojnë një rritje të ngadalshme të ekonomive të vendeve të Evropës Juglindore.
XS
SM
MD
LG