Lidhje

Kosovë: Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet më të mëdha


Në një raport të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara të publikuar sot në Prishtinë, thuhet se 80 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë radhitur papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin si problemet kryesore. Raporti vë në pah se këta faktorë kishin nxitur edhe valën e migrimeve të paligjshme në fundin e vitit të kaluar e fillimin e këtij viti, si dhe kanë bërë që kënaqshëmria me punën e institucioneve të Kosovës të bjerë në pikën më ultë që nga viti 2007.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG