Lidhje

Kosovë: Akuzë kundër imamit kundërthënës


Prokuroria e Prizrenit, tha se ka ngritur aktakuzë kundër një personi nën dyshimet se ka kryer veprën penale "nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik".

Personi që prokuroria e identifikon si I. S. dyshohet se në mars të vitit 2013, ka nxitur, ka përhapur publikisht "urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës", në atë mënyrë që në një ligjëratë me temën “Si ta shtojmë bereqetin”, para pjesëmarrësve ka theksuar se “në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të perandorisë osmane në trojet tona kanë qenë 1 për qind shqiptarë. E shajnë atë myslimanin që ju ka dhënë me hektar tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit", citohet të ketë thënë ai.

I akuzuari është Imam Salihu, dhe shërbente në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizren deri në prill të vitit të kaluar, kur ishte pezulluar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, pasi u përfol në mediet vendase për shtrembërim të fakteve historike. Mediet në Kosovë shpërndanë një ligjërate të tij, në të cilën ai citohet të ketë thënë se “në Kosovë gjatë vitit 1445 kishte një për qind shqiptarë, kurse turqit i sollën shqiptarët në Kosovë për t’u dhënë më pas toka atyre”.

Bashkësia Islame kishte kërkuar nga komisioni disiplinor, që të trajtojë çështjen e imamit Salihu, i cili edhe në ta kaluarën kishte nxitur reagime me ligjëratat e tij që edhe nga kolegë të tij në Bashkësinë Islame, janë cilësuar si përhapje e gjuhës së urrejtjes.

XS
SM
MD
LG