Lidhje

Kosovë: Opozita anulon protestën


Në Kosovë, opozita anuloi protestën e paralajmëruar për sot, pas vendimit të kryeministrit Isa Mustafa për të shkarkuar ministrin për kthim dhe komunitete, Aleksandër Jablanoviç, i cili nxiti reagime duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti më 6 janar

Shkarkimi i tij u kërkua në protesta të shumta në Kosovë, të cilat kulmuan me protestat e javës së kaluar në Prishtinë, që lanë pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale. Ministri Jablanoviç, u shpreh i dëshpëruar me shkarkimin që sipas tij, u bë nën trysninë e lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa paralajmëroi se partia e tij, Lista serbe, do të shqyrtojë pozicionin e saj pas këtij vendimi.

Shkarkimi i tij ishte njëra nga arsyet që nxitën protesta në të cilat është kërkuar edhe sqarimi i fatit të kompleksit të minierave Trepça. Por, vëzhguesit pohojnë se këto dy kërkesa ishin vetëm preteksti për reagime ndaj gjendjes së përgjithshme në Kosovë.

XS
SM
MD
LG