Lidhje

Kosovë: Presidenti Thaçi përkujton të rinjtë e vrarë serbë 13 vjet më parë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vuri kurorë lulesh në pllakën përkujtimore në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, në përkujtim të të rinjve serbë të vrarë në një sulm ende të pandriçuar, më 13 gusht 2003.

Kosovë: Presidenti Thaçi përkujton të rinjtë e vrarë serbë 13 vjet më parë
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:58 0:00

Sot vura kurorë lulesh në këtë memorial për të përkujtuar sulmin kriminal kundër të rinjve të fshatit Gorazhdec, 14 vite më parë, në të cilin u vranë dy të rinj e u plagosën katër të tjerë. E drejta për jetë është e drejtë fondamentale për të gjithë. E tillë do të duhej të ishte edhe për rreth 400 fëmijë shqiptarë nën moshën 15 vjeç që gjatë luftës u vranë nga shteti i Serbisë. Ndërkaq, këta fëmijë këtu u vranë nga dora kriminale, e jo nga shteti".

Presidenti Tha Thaçi, u zotua se "nuk do të ketë forcë e as dorë kriminale që do të vrasë të ardhmen, lojën dhe gëzimin e fëmijëve të Kosovës. Kurrë më!”.

Ai bëri thirrje për ndriçimin dhe ndëshkimin e çdo krimi ndërsa shprehu përkushtimin për të ndriçuar fatin e të gjithë personave të zhdukur.

Sot, kur po punojmë për të ndërtuar paqe, pajtim dhe bashkëpunim mes popujve të rajonit, është e rëndësishme të theksojmë se për pajtim të sinqertë është e domosdoshme drejtësia. Pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve është i mundur dhe do të ndodhë. Ky hap do të thotë paqe për rajonin”, tha presidenti Thaçi.

XS
SM
MD
LG