Lidhje

UNMIK-u reagon ndaj kritikave


Zyrtarë të UNMIK-ut thanë nuk kanë burime e as mundësi për hetimin e vrasjeve të pasluftës - hetimi tash është punë e EULEX-it

Zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovo i thanë Zërit të Amerikës se UNMIK-u i kushton rëndësi shumë të madhe Komisionit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut, por nuk ka mundësi të ndjekë më tej rekomandimet e tij.

Në një përgjigje më shkrim pas raportit të Amnesty International, i cili akuzon misionin e OKB-së se ka dështuar të hetojë rastet e rrëmbimit dhe vrasjeve të serbëve të Kosovës pas konfliktit të viteve 1998-1999, zëdhënësi i këtij misioni, Oliver Salgado thekson se “Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm ka dhënë përgjigje pozitive dhe në kohë për të gjitha rekomandimet e komisionit këshillëdhënës dhe për gjetjet e tij për dështimin e UNMIK-ut për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rastet e personave të zhdukur, duke shpjeguar se ngjarjet kanë ndodhur nën administrimin e përkohshëm të Kosovës".

UNMIK-u, thekson më tej zëdhënësi, nuk ushtron më përgjegjësi ekzekutive mbi institucionet dhe burimet e Kosovës, duke përfshirë edhe buxhetin e konsoliduar të saj dhe për këtë arësye UNMIK-u nuk është në gjendje të ndjekë rekomandimet e Komisionit”.

Po ashtu, thuhet në përgjigjen e UNMIK-ut dhënë Zërit të Amerikës, Shefi i këtij misioni “për shkak të rëndësisë së çështjes, ka bërë thirrje, që EULEX-i të ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për të siguruar vazhdimësinë e hetimeve dhe nevojën për të vënë autorët e krimit para drejtësisë”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG