Lidhje

Sfidat për liberalizimin e vizave për Kosovën


Dren Doli
Dren Doli

Njohës të integrimeve evropiane thonë se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndodhë gjatë këtij viti

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë u kanë bërë thirrje institucioneve vendase që të marrin më shumë përgjegjësi për përmbushjen e reformave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ata thonë se gati tre vjet nga fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, Kosova, ende nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga udhërrëfyesi për këtë çështje.

Kosova dhe vizat
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:31 0:00

Grupi për Studime Juridike dhe Politike i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë reformat e duhura për ta përmbyllur këtë proces brenda një afati sa më të shkurtër kohor, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga lëvizja e lirë dhe pa viza në vendet e zonës Schengen. Dren Doli nga ky grup thotë se procesi për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian duhet të shndërrohet në përparësi të punës së qeverisë.

Shpresoj që institucionet e Kosovës do të fokusohen në adresimin e kritereve të posaçme që kanë të bëjnë me disa kapituj dhe më kryesorja prej këtyre kapitujve mbetet ende blloku dy ku flitet për sigurinë dhe rendin publik dhe natyrisht këtu luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit politik dhe sidomos adresimi i disa çështjeve që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve të drejtësisë është qenësor dhe në këtë kontekst shpresojmë që institucionet e Kosovës fokusohen në adresimin e këtyre kritereve me rëndësi të posaçme duke mos u përmbajtur në debatin e tyre që jemi gati, për shkak se ne kemi përmbushur detyrat që janë të karakterit formal duke miratuar vetëm një pako të legjislacioneve të nevojshme në këtë proces”, tha ai.

Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë bërë të ditur se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk është larg, por fillimisht Kosova duhet të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të parandalojë përsëritjen e krizës së migrimeve të paligjshme sic ka ndodhur në muajt e parë të këtij viti.

Zoti Doli thotë se qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka treguar rezultate në plotësimin e kritereve kryesore, siç janë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij sfidë e madhe për autoritetet mbetet që deri në muajin qershor të tregojnë përkushtim në luftimin e këtyre dukurive.

Natyrisht ky proces nuk mund të përfundojë deri në qershor, por është e mjaftueshme për Komisionin Evropian që Kosova të tregoj fakte të mjaftueshme që institucionet e Kosovës janë të përkushtuara së pari që të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin politik dhe së dyti të gjykojnë ato raste. Pra mjafton nga Kosova dhe institucionet e saj që të tregojnë përkushtim dhe të tregojnë vazhdimësi në luftimin e këtyre fenomeneve që Komisioni Evropian të jetë i bindur që Kosova është e gatshme dhe e ka seriozisht në luftimin e këtyre dy fenomeneve shumë të rëndësishme”, tha zoti Doli.

Zoti Doli thotë se lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndodhë gjatë këtij viti.

“Në praktikat e mëhershme, dita e vendimit pozitiv nuk nënkupton ditën kur edhe qytetarët e një vendi të caktuar kanë të drejtë të lëvizin lirshëm, zakonisht lihet një periudhë kohore dy apo tre muajsh pas së cilës qytetarët e Kosovës do të mund të shfrytëzojnë këtë të drejtë. Pra nëse çdo gjë shkon mirë dhe institucionet e Kosovës e vendosin që në këtë muaj ta shndërrojnë liberalizimin e vizave në përparësi të punës, besojmë që qytetarët e Kosovës do të mund të kenë të drejtë që të lëvizin lirshëm pa viza të paktën vitin e ardhshëm,qoftë në fillim të vitit apo edhe në muajt e më vonshëm”, tha ai.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012, por ende askush nuk e di edhe sa kohë duhet pritur për këtë proces.

XS
SM
MD
LG