Lidhje

Krishtlindje paqësore në Betlehem


Krishtlindje paqësore në Betlehem
Krishtlindje paqësore në Betlehem

Dhjetëra mijëra të krishterë vizituan qytetin e Bregut Perëndimor për të marrë pjesë në festimet e Krishtlindjes, të organizuara nga Autoriteti Palesitnez.

Pelegrinë nga e gjithë bota sfiduan të ftohtin dhe shiun për të festuar Krishlindjen në Betlehem. Ata vizituan Kishën antike të Lindjes së Krishtit, e cila është e ndërtuar mbi shpellën ku tradita e krishterë thotë se ka lindur Krishti.

Marilyn Bentley ka ardhur këtu nga Kalifornia, në Shtetet e Bashkuara.

“Është e mrekullueshme të gjendesh pikërisht aty ku ato gjëra ndodhën, ku gjithë kjo filloi. Është një vend shumë i shenjtë, është një ndjesi shumë e thellë në zemrat tona. Na e bën besimin edhe më të fortë.”

John Howerton është nga shteti amerikan i Teksasit.

“Është fantastike. Është si një ëndërr. Është aq e mrekullueshme të gjendesh këtu saqë herë pas here duhet të pickosh veten dhe të thuash, ‘Ja ku është vendi i vërtetë, vendi ku Zoti erdhi dhe u shfaq midis njerëzve’.”

Është grumbullimi më i madh i njerëzve në mëse dhjetë vjet, fal një qetësimi të gjatë të dhunës në Bregun Perëndimor dhe ky është lajm i mirë për pronarët palestinezë të dyqaneve në Sheshin Manger, si Wissam Issid.

“Tani është shumë mirë. Sa herë që kemi një situatë politike të qëndrueshme, ne kemi një sezon turistik të mirë.”

Por zoti Issid thotë se java e Krishtlindjeve nuk mjafton për të fituar aq sa të mund të sigurohet jetesa dhe se turizmi është dëmtuar këtë vit nga revolucionet e Pranverës Arabe. Ai thotë se shumë turistë nuk bëjnë dallim midis një zone të Lindjes së Mesme dhe një tjetre.

“Disa njerëz nuk e dinë se ku është Egjipti apo ku është toka e shenjtë, prandaj ata janë të shqetësuar – të gjithë turistët - sepse kanë pak frikë të vijnë në zona me trazira.”

Me gjithë trazirat e vendeve arabe, Bregu Perëndimor, zakonisht i paqëndrueshëm, ka qenë një fortesë stabiliteti. Ishte një Krishtlindje paqësore në qytezën ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi, më tepër se 2000 vjet më parë.

XS
SM
MD
LG