Lidhje

Kritika ndaj BE-së për kontrollin e kufijëve


Kritika ndaj BE-së për kontrollin e kufijëve
Kritika ndaj BE-së për kontrollin e kufijëve

Një organizatë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e ka kritikuar Agjencinë e Bashkimit Evroipian për kontrollin e kufijve që me dijeni po i vendos emigrantët në kushte çnjerëzore dhe degraduese.

Në një raport me titull “Duart e Ndyra të Bashkimit Evropian”, Organizata Human Rights Watch tha sot se Agjencia e njohur me emrin Frontex i dërgon emigrantët në qendra ndlaimi, të njohura për kushte jo-njerzore, prandaj ajo mbanë përgjegjësi për shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjatë hetimeve, kjo organizatëe të drejtave të njeriut me bazë në New-York, zbuloi një qëndër të mbushur me një numër të madh njerëzish, ku fëmijë pa prind ishin vendosur me të rritur: burra e gra, por pa ndonjë lidhje familjare me ta në qeli ku shkarkoheshin edhe ujërat e zeza.

Komisioni Evropian nuk pranoi që për kushtet nepër qëndrat greke të arrestimeve të fajsohej Agjencia Frontex. Ndërsa e pranoi se ishin në dijeni për gjëndjen e mjerueshme të këtyre qendrave, zëdhenësja e Bashkimit Evropian Michelle Cercone tha se për këtë janë fajtore vetëm autoritetet greke.

Në një zhvillim tjetër të ngjashem, emigrantët u përleshen sot me policinë italiane dhe banorët e ishullit të vogël italian Lampedusa gjatë një proteste në një qendër të përkohshme qëndrimi. Në videot e një transmetimi televiziv dukeshin policë duke rrahur emigrantët me shkopinj, për t’i detyruar ata që të hidhen nga taraca për të ikur prej andej.

XS
SM
MD
LG