Lidhje

Kroaci: Konfirmohet fitorja e bllokut të qendrës së majtë

  • Keida Kostreci

Kroaci: Konfirmohet fitorja e bllokut të qendrës së majtë

Kroaci: Konfirmohet fitorja e bllokut të qendrës së majtë

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kroaci konfirmojnë fitoren e bllokut të qendrës së majtë, duke mundur konservatorët në pushtet, në prag të antarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Komisioni shtetëror zgjedhor në Kroaci tha se koalicioni me katër parti i njohur si “Kukuriku” dhe i kryesuar nga Partia Social Demokrate, fitoi 80 vende në parlamentin me 151 anëtarë.

Konservatorët e Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, morën 47 vende në zgjedhjet e së dielës.

Kryeministri i ri i Kroacisë do të jetë kreu i Partisë Social Demokrate Zoran Milanoviç. 45-vjeçari Milanoviç zëvendëson konservatoren Jadranka Kosor.

XS
SM
MD
LG