Lidhje

Kryeministri britanik emëron një gazetar për të zëvendësuar shefin e komunikimeve

  • Zëri Amerikës

Kryeministri britanik emëron një gazetar për të zëvendësuar shefin e komunikimeve

Kryeministri britanik emëron një gazetar për të zëvendësuar shefin e komunikimeve

Kryeministri britanik, David Cameron emëroi një gazetar për të zëvëndësuar shefin e komunikimeve, Andy Coulson, i cili po largohet nga ky post.

Kryeministri Cameron njoftoi sot se kishte zgjedhur një nga zyrtarët e televizionit BBC, Craig Oliver që të kryesojë sektorin e tij të komunikimeve. Zoti Coulson largohet nga ky post të hënën.

Zoti Oliver ka një të kaluar të gjatë në gazetari, madje është i njohur për riorganizimin e plotë të programit kryesor televiziv të lajmeve të BBC-së në mbrëmje.

Reputacioni i zotit Coulson u dëmtua rëndë nga një skandal në telefon në vitin 2007, kur ai ishte redaktor i gazetës News of the World.

Megjithëse ai ka mohuar çdo dijeni se gazetarët e tij kishin përgjuar bisedat telefonike të politikanëve dhe personaliteteve të tjera, kritikët e akuzojnë atë se zoti Coulson i kishte inkurajuar ata.

XS
SM
MD
LG