Lidhje

Obama, Kameron kritikojnë lirimin e libianit të shpallur fajtor për shpërthimin


Obama, Kameron kritikojnë lirimin e libianit të shpallur fajtor për shpërthimin
Obama, Kameron kritikojnë lirimin e libianit të shpallur fajtor për shpërthimin

Presidenti Obama u takua në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin britanik Dejvid Kameron dhe të dy kritikuan lirimin e libianit të shpallur fajtor lidhur me hedhjen në erë të avionit amerikan mbi Lokerbi të Skocisë.

Zoti Obama tha se do ta mirëpriste çdo informacion të ri se përse autoritetet skoceze e liruan libianin Abdel Baset Ali al Megrahi vitin e kaluar për shkaqe humanitare. Mjekët thanë në atë kohë se ai ishte i sëmurë me kancer dhe i kishin mbetur pak muaj jetë.

Zoti Obama tha se lirimi ishte një vendim i pamenduar që bie në kundërshtime me parimet se si duhet trajtuar një terrorist dhe nuk pasqyronte dhimbjen e familjeve të 270 personave të vrarë nga shpërthimi. Ai shprehu besimin se qeveria britanike do të verë në dispozicion të gjithë informacionin e duhur për këtë çështje.

Nga ana e tij zoti Kameron tha se lirimi i libianit ishte një vendim i keq dhe se al-Megrahi ishte një vrasës i pamëshirshëm.

Presidenti Obama dhe kryeministri Kameron diskutuan edhe mbi ekonominë globale, Iranin, Afganistanin dhe konfliktin izraelito-palestinez.

Zoti Kameron ka thënë se do të dëshironte që trupat britanike të jenë tërhequr nga Afganistani deri në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG