Lidhje

Kryeministri izraelit i jep fund vizitës në SHBA me takime me ligjvënës


Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu takohet sot me ligjvënës amerikanë dhe me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, në përfundim të vizitës së tij në Washington, e cila u mbizotërua nga mënyra e përgjigjes ndaj programit bërthamor, të debatueshëm të Iranit.

Zoti Netanjahu tha dje gjatë një fjalimi para Komisionit Amerikano-Izraelit për çështje publike se ai i vlerëson sanksionet, por se programi bërthamor i Iranit vazhdon të përparojë.

Zoti Obama tha se ai ka një angazhim shumë të fortë ndaj sigurisë së Izraelit. Ai tha se pret disa muaj të vështirë këtë vit ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli koordinojnë qëndrimin e tyre ndaj aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Irani i ka hedhur poshtë qëllimet për armë bërthamore, duke thënë se ambiciet bërthamore kanë synime paqësore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij nuk mund të presë më që diplomacia dhe sanksionet të pengojnë programin bërthamor të Iranit. Udhëheqësi izraelit, i cili po viziton Shtetet e Bashkuara tha se vendi i tij ka të drejtë të mbrohet me veprime ushtarake.

Duke folur dje në Uashington, zoti Netanyahu e vuri në pikëpyetje pretendimin e Iranit se programi i tij bërthamor është projektuar për të prodhuar energji dhe izotope mjekësore.


"Një vend që ndërton objektet nëntokësore bërthamore, që zhvillon raketa balistike, që prodhon mijëra centrifuga dhe që përballon sanksione paralizuese, i bën të gjitha këto për shkencën mjekësore? Pra kur ju të shihni një raketë balistike iraniane duke fluturuar mbi kokën tuaj ju nuk keni pse shqetësoheni sepse ajo nuk bart gjë tjetër veçse izotope mjekësore."

Dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama i bëri thirrje zotit Netanyahu për t'i dhënë më shumë kohë sanksioneve për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit.Udhëheqësi izraelit theksoi të drejtën e vendit të tij për të mbrojtur veten me veprime ushtarake.

XS
SM
MD
LG